Informacion mbi perzgjedhjen e 2 anetareve te Komitetit Teknik te statutit dhe miratimi i Plan veprimit

Të nderuar Anëtarë të Asamblesë së KOKSH,  

Në vijim ju infomojmë mbi procesin e kryer nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH mbi përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga  Komiteti Ekzekutiv i KOKSH. 

Në përfundim të procesit të përzgjedhjes së 2 emrave për Komitetin Teknik që do të angazhohen në grupin e punës për rishikimin e Statutit të KOKSH, si dhe miratimin e Plan veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i cili përfundon me zgjedhjet për organet drjetuese të KOKSH në muajin Dhjetor 2020, u ngarkua Komisioni i Verifikimit të mandateve që të monitorojë këtë proces për të cilin u mbajt edhe proces verbal (bashkengjitur).  

Pasi u njoh me të gjithë procedurën dokumentare paraprake,  Komisioni  verifikoi përgjigjet e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH bazuar në njoftimin e bërë me e-mail datë 02.09.2020 dhe deklaroi se nga lista e anëtarëve 52 anëtarë (federata , shoqata dhe individë ) të cilët përfaqësohen me 75 vota, janë përgjigjur 40 anëtarë të cilët përfaqësohen me 58 vota. 12 anëtarë të Asamblesë së KOKSH me të drejtë vote që përfaqësohen me 16 vota, nuk u përgjigjën.

Sipas të dhënave, konfirmohet pjesëmarrja e shumicës së nevojshme e Anëtarëve të Asamblesë së Përgjithshme për të shprehur vullnetin e tyre.

Komisioni vijoi punën me përgjigjet e shprehura me anë të e-mailit duke vërtetuar orën dhe datën, si dhe shënimin e përgjigjeve të dhëna.
Nga përgjigjet e anëtarëve me të drejtë vote të cilët janë shprehur me anë të e-mailit kemi këto rezultate për dy cështjet:

I. Për përzgjedhjen e 2 emrave për Komitetin Teknik të rishikimit të statutit, kemi këtë renditje:  

1. Vojo Malo__________ 44 përzgjedhje

2. Rezart Spahia________27         -“-

3. Agim Ciraku_________ 21         -“-

4. Aldi Topciu _________  11         -“-

5. Erjon Kanxheri ______    9         -“-

6. Genti Laci __________    3         -“-

7. Aldenis Cullhaj_______   0         -“-

II. Për miratimin e Plan Veprimit (Road Map) të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH i cili përfundon me realizimin e zgjedhjeve të organeve të reja drejtuese të KOKSH  brenda muajit Dhjetor 2020, mbi bazën e përgjigjeve të anëtarëve kemi këto rezultate:
Nga lista e anëtarëve (federata, shoqata dhe individë), janë përgjigjur 40 anëtarë me e-mail, ndër të cilët:

39 anëtarë shprehen PO miratimit të Plan veprimit _____ 57 vota

1 anëtar nuk është shprehur mbi këtë cështje.

Vendim i Komisionit

Vendim 1 _ Mbi bazën e rezultateve deklarojmë dy emrat që janë përzgjedhur për të qenë përfaqësues të Asamblesë në Grupin e punës së rishikimit të statutit të KOKSH:

  • 1. Vojo Malo
  • 2. Rezart Spahia

Vendim 2 _ Gjithashtu, deklarojmë miratimin e Plan Veprimit të propozuar nga Komiteti Ekzekutiv i KOKSH mbi bazën e përgjigjeve të shumicës së anëtarëve të KOKSH.

SQARIM për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH

Sqarim për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH 

Të nderuar Anëtarë,  

Referuar amullisë të krijuar me dashje për shkak të komunikimeve që mund të keni marrë për zhvillimin e ndonjë Asambleje të Jashtëzakonshme për datën 1 Shtator 2020, Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar ju sqaron se: 

○ Çdo informacion apo njoftim që mund të merrni jashtë adresës zyrtare të e-mail të KOKSH është jo i rregullt. 

○ Komiteti Ekzekutiv i KOKSH nuk ka marrë asnjë vendim për mbajtjen e njdonjë Asambleje të Jashtëzakonshme 

○ Rezoluta ne fuqi e KOKSH e dakordësuar më 09.02.2020, në pikën 2 të saj citohet qartë hierarkia vendimmarrëse dhe se cdo vendim i njëanshëm që merret jashtë vendimmarrjes së organeve drejtuese të KOKSH është i pa vlefshëm. 

2. Organet drejtuese dhe hierarkia vendimmarrëse duhet të respektohen si më poshtë: 

a. Asambleja e Përgjithshme si organi suprem vendimmarrës 

b. Komiteti Ekzekutiv 

Askush duke përfshirë Presidentin ose ndonjë zyrtar/anëtar tjetër i Komitetit Ekzekutiv nuk mund të marrë vendime individuale ose të njëanshme, dhe të gjitha vendimet e marra nga organet drejtuese të përmendura më lart duhet të respektohen. 

Në linjë me këtë cështje është shprehur edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar me anë të komunikimit me e-mail të cilin e gjeni bashkëngjitur (origjinali në anglisht dhe të përkthyer në shqip). 

Për informacionin tuaj në vijim do të gjeni komunikimin me e-mail të përfaqësuesit të IOC drejtuar Presidentit, Anëtarëve të KE dhe Sekretarit të Përgjithshëm të KOKSH (origjinali ne anglisht dhe i perkthyer ne shqip).

Ju falenderojmë për mirëkuptimin.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar  

Rezultatet mbi qendrimin e Anetareve per perzgjedhjen e kandidateve te Komitetit Teknik

Informacion për Anëtarët e Asamblesë së KOKSH  

Në vijim të komunikimit tonë të datës 21.08.2020  mbi mënyrën e përzgjedhjes së dy anëtarëve në Komitetin Teknik për rishikimin e statutit të KOKSH, ju informojmë se brenda afatit datë 29.08.2020, u përgjigjën duke shprehur qëndrimin e tyre 45 subjekte anëtarë të KOKSH,  7 subjekte anëtarë të KOKSH nuk u përgjigjën.   

Nga totali i 45 subjekteve që janë përgjigjur, kanë shprehur qëndrimin e tyre si më poshtë:   

  • 37 subjekte janë shprehur për mënyrën me Email  
  • 1 subjekt është shprehur për mënyrën Online  
  • 7 subjekte janë shprehur për mënyrën  në Sallë 

Mbi bazën e qëndrimit të shumicës së anëtarëve, përzgjedhja e dy kandidatëve do të realizohet   

  • Me E-MAIL

KE e KOKSH miraton projektin e Komisionit Teknik per mbeshtetjen e Sportisteve

Dje Komiteti Ekzekutiv i KOKSH ka miratuar projektin e paraqitur nga Komisioni Teknik ne mbeshtetje te sportisteve te quajtur “Talent sot – Olimpist neser”.

Ka qene nje nisme e Komisionit Teknik per te zhvilluar nje program ne ndihme dhe mbeshtetje te sportisteve te talentuar ne kategori te ndryshme moshash dhe sporte. Ky projekt synon objektiva ne disa drejtime duke mbeshtetur sportiste qe te rinj te talentuar te cilet mund te jene pjese e Ekipit Olimpik ne te ardhem, sikurse edhe sportiste te cilet tashme kane ndjekur cilklin Olimpik te kualifikimit per Tokyo 2020.

Projekti eshte i shtrire ne 12 muaj duke filluar nga 1 Gusht 2020. Kjo liste e 25 sportisteve i shtohet listes se sportisteve mbajtes se Burses Olimpike Tokyo 2020 si dhe atyre te Beijing 2022 qe qe ne total shkon ne 34 sportiste qe mbeshteten financiarisht nga KOKSH.

Shuma totale e projektit “Talent Sot – Olimpist Neser” miratuar nga KE e KOKSH eshte 100.080 USD.

Lista e kandidatëve të propozuar për Komitetin Teknik

Në zbatim të Rezolutës së KOKSH, informojmë se në datën 15 Gusht 2020 ka përfunduar afati i propozimit të kandidatëve nga anëtarët e Asamblesë së KOKSH për dy përfaqësuesit që do të jenë në përbërje të Komitetit Teknik për rishikimin e statutit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar.

Emrat e propozuar janë si më poshtë:

  1. z. Vojo Malo – (C.V.)
  2. z. Aldi Topciu – (C.V.)
  3. z. Genti Laci – (C.V.)
  4. z. Aldenis Cullhaj – (C.V.)
  5. z. Agim Ciraku – (C.V.)
  6. z. Rezart Spahia – (C.V.)
  7. z. Erjon Kanxheri – (C.V.)

Klikoni mbi emrin e secilit kandidat per tu njohur me CV.

KE miraton Road Map ne zbatim te Rezolutes

Ne vijim te mbledhjes se dates 20.07.2020 dhe asaj te dates 28.07.2020, Komiteti Ekzekutiv i KOKSH në zbatimit të pikës 6 të Rezolutës së Asamblenë e Jashtëzakonshme të KOKSH datë 09.02.2020, e cila përcakton krijimin e një Komiteti Teknik që do të angazhohet për ndryshimet Statutore të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, 2 prej te cileve do të jenë  përfaqësues të Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH, ka miratuar kriteret e kandidateve qe do te propozohen nga anetaret e KOKSH. Gjithashtu, KE ka miratuar edhe nje Road Map (plan hap pas hapi) i cili do te coj ne zbatimin e Rezolutes.

I.

Kriteret për kandidatin e propozuar nga Anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të KOKSH

  • Te jetë jurist me profesion
  • Të jetë anëtar  në një organizatë sportive anëtare të KOKSH jo me pak se 5 vite
  • Të ketë njohuri për legjislacionin e organizatave Jo-qeveritare dhe Jo-fitimprurëse (OJQ/OJF)
  • Të ketë integritet profesional dhe moral
  • Anëtari që propozon të jetë në rregull me kriteret statutore të anëtarësimit dhe të mos ketë asnjë detyrim ndaj KOKSH